Ballina Lajme Maqedoni Dritë e gjelbër nga muaji mars i këtij viti për fillimin e...

Dritë e gjelbër nga muaji mars i këtij viti për fillimin e procesit aderues me Bashkimin Evropian është suksesi i përbashkët

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp me rastin e dorëzim-pranimit të funksioneve të reja.

Marketing

Në fjalën e ZKQRMV Dimitrov fillimisht iu falënderua gjithë punonjësve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për punën e tyre të përkushtuar, “në veçanti atyre që pa shumë bujë, me përkushtim dhanë mund këto tre vite të kaluara me të vërtetë të jenë historike”.

Dimitrov shkurtimisht iu referua arritjeve në periudhën e tre viteve të kaluara, duke theksuar: “Arritëm sukses të padyshimtë historik me anëtarësim në NATO dhe me zgjidhjen e problemit tre dekadash që na mbante përpjetë si spirancë – kontesti me Greqinë dhe filluam një proces shumë të rëndësishëm historik me Bullgarinë fqinje. Do të lë për këtë të flasin partneriteti, miqësia të cilën e ndërtuam me fqinjët, me Evropën dhe Botën.

Në periudhën e ardhshme në SÇE fokusi do të jetë fillimi i procesit aderues dhe mendoj që momentumi i kryesimit dhe përkushtimi i Kancelares Merkel kah fundi i vitit, qëllimi është që përfundimisht ti fillojmë negociatat aderuese dhe ta hapim rrugën më të mirë për reforma brenda. Kjo do të thotë që SÇE duhet të bëhet një nga motorët kryesor në vend, që do ti shtyjë reformat përpara.

 

Pra nesh kemi shumë punë, njëkohësisht edhe shumë sfida, ngarkesë, por edhe shans të madh të artë që vitet e ardhshme ti shfrytëzojmë thellë të hymë në procesin aderues me Bashkimin Evropian” – potencoi Dimitrov.

“Mesazhi që unë dhe Nikolla sot po dërgojmë është i qartë – jo vetëm që si vend ne mbetemi të përkushtuar në interesat strategjike në fushën e marrëdhënieve me BE-në, jo vetëm që Qeveria e re mban të njëjtat pikëpamje politike lidhur me politikën e jashtme – por edhe ekipi i cili ishte përgjegjës për këto marrëdhënie, praktikisht nuk ndryshon. Ne kemi bashkëpunuar edhe deri më tani, dhe më lejoni që në këtë rast të mos jem modest – dhe të them se së bashku kemi arritur një rezultat historik që duhet pranuar!

Unë këtë ndryshim e shoh si tejet pozitiv – si një vazhdimësi të politikës, por me freski në sfidat për të dy ne. Përvojat që unë sjell nga SÇE dhe Nikolla nga MPJ, tani do t’i përcjellim në të dy institucionet, të cilat sigurisht që do të paraqesin shtysë plotësuese nga e cila shteti dhe qytetarët mund të kenë vetëm përfitim – theksoi MPJ Osmani.

Exit mobile version