Dua Lipa nominohet në disa kategori në ‘Billboard Music Awards 2022’

Janë publikuar nominimet për ‘Billboard Music Awards 2022’.

Marketing

Pjesë e listës është edhe Dua Lipa dhe atë në 9 kategori.

Çmimet vjetore të muzikës do të mbahen më 15 maj, dhe do të transmetohen nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

Në këto kategori është nominuar këngëtarja shqiptare: Artistja më e mirë grua, Artisti me këngët më të dëgjuara të vitit, Artisti që ka qëndruar më shumë në ‘Top Billboard Global (Excl. U.S.) Artist’, Kënga më e qëndruar në ‘Top Hot 100 Song’, Kënga më e dëgjuar, Kënga më e shitur, Kënga më e dëgjuar në radio, Kënga më e qëndruar në ‘Top Billboard Global 200 Song’.

Çmimet Billboard Music Awards 2022 prodhohen nga MRC Live & Alternative, ndërsa producenti ekzekutiv është Robert Deaton.