“Duhet të respektohet prindi”, babai tenton të vrasë birin!

Një rast dhune në familje, që eskaloi deri në tentim për vrasje, ka ndodhur në lagjen “Kiril Pejqinoviq” në Shkup.

Marketing

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjithçka ka ardhur pas një përleshje verbale mes babait dhe të birit, ku babai duke përdorur thikë, ka tentuar ta vrasë të birin. Si pasojë biri ka pësuar lëndime të rënda.

“Në deklaratën e dhënë para prokurorit publik, ka pranuar se në momentin kritik ka vendosur “ta rregullojë të dëmtuarin”, gjegjësisht ta privojë nga jeta, dhe se shpreson që në të ardhmen i dëmtuari ta kuptojë se duhet të respektohet prindi ose sërish mund të ndodh e njëjta”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.