Ballina Aktuale Durmishi: Do të ketë ngrirje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore

Durmishi: Do të ketë ngrirje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore

Do të ketë ngrirje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, paralajmëron ministri i ekonomisë dhe punës Besar Durmishi, por pa dhënë detaje.

Marketing

“Për të gjithë artikujt ushqimor dhe artikujt e prodhimtarisë vendore, bujqësore”, tha Besar Durmishi- ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Sa i përket marzhës së fitimit sa i përket mjeteve shkollore, Durmishi thotë se Inspektorati i Tregut do të dalë inspektorati në terren dhe nëse ka keqpërdorime do të merren masat e nevojshme për ato dyqane që nuk e respektojnë vendimin.

“Në qoftë se hasim në keqpërdorime dhe hasim në kompani të cilat nuk e respektojnë vendimin e Qeverisë i cili ishte propozim nga Ministria e ekonomisë dhe punës. Do të kërkoj që të dalin më tepër në terren, në qoftë se ka nevojë do të dal edhe unë bashkë me ekipin tim dhe do të kërkojmë që të respektohet kjo masë”, shtoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Marketing
Exit mobile version