Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti!

Kryetari i Këshillit komunal në Tetovë, Besar Durmishi ka reaguar në rrjetet sociale pasi zv.kryeministri i parë Artan Grubi, postoi në profilin e tij në Facebook, një video nga, siç shkroi, “mbikëqyrja e procesit të punës për ndërtimin e bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë”.

Marketing

“Zëvendëskryeministri paska ardhur në Tetovë të merr mësim sesi shtrohet asfallti dhe sesi realizohen punimet me të gjitha standardet! 24 orë ju mësojmë, mjafton të mesoni!”, ka shkruar Besar Durmishi.

Paraprakisht, Grubi publikoi një video dhe shkroi: Drejtpërdrejt nga mbikëqyrja e procesit të punës për ndërtimin e bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë, projekt ky kryekëput i Qeverisë dhe të cilit ia vumë gurthemelin para më pak se dy viteve ndërsa sot po paralajmërojmë përfundimin e asfaltimit brenda disa ditëve.

Marketing