Durmishi – Grubit: Po dështon, nuk të ndihmojnë as portalet, e as llajku që e bën vet

Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Besar Durimishi përmes një shkrimi dedikuar zbardhjes së skandalit me portalet që financohen nga ministria për sistem politik për ti shërbyer propagandës së BDI-së dhe për të sulmuar opozitën, Durmishi potencon se zv kryeministri Artan Grubi me propagandën e tij madje dështoi të manipuloj edhe të vërtetën për kryqin në Kodrën e Diellit.

Marketing

Postimi i plotë i Durmishit:

Ashtu siç pritej, nga kabineti i zv. kryeministrit dalin informata se qenka tendosur keq rreth skenareve dhe manipulimeve që populli i’a ka kuptuar. Aq shumë qenka nervozuar zv.kryeministri saqë duke i rënë grusht tavolinës ka kërkuar llogari nga punëtorët e tij pse kanë dështuar në manipulimin e të vërtetës për kryqin në Kodrën e Diellit.

Po paguan me dhjetra portale për të manipuluar dhe për të bërë propagandë në favor të partisë së tij, dhe përsëri po dështon. Dështimin e tij si politikan dhe të partisë së tij po mundohet ta mbulojë me portale dhe me inskenime të ndryshme, si ky i fundit në Kodrën e Diellit, ku po mundohet të nxisë luftë ndëretnike dhe fetare, por, populli i’a lexojë letrën ne xhep.
Eh, kur nuk je i sinqertë edhe kapja për kryqi nuk të shpëton, e as portalet qe i paguan nuk të bejnë derman.

As ajo ndërtesë institucionale nuk të ndihmon, që herë po e keqpërdorë për takime partiake e herë si zyrë propaganduese për informacion.

Fatkeqësisht për ju, e fatmirësisht për popullin, jeni me diagnozë për të cilën ska derman. As portalet, e as llajku që e bën në portalin tënd të vërtetën smund ta ndryshojë.

https://www.facebook.com/Besar.Durmishi/posts/915787836651256?ref=embed_post

Marketing