Ballina Lajme Maqedoni Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla...

Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, standardin HALLALL dhe ISO

Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli sot pesë thirrje publike në përputhje me
Programin për zhvillimin e sipërmarrjes dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme për vitin 2024.
Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, për masat në përputhje me
këtë Program janë ndarë gjithsej 80.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë së
Ekonomisë dhe Punës.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prej sot, mund të aplikojnë për pesë masa për të
marrë mbështetje financiare për:
1. Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme
2. Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve
3. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit
HALLALL të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)
4. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e
sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
(NVM)
5. Thirrje publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e
sipërmarrësisë dhe zejtarisë, si dhe aktivitete programore të rrjeteve të engjëjve të
biznesit.
Për thirrjen publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme,
janë parashikuar 57.000.000 denarë, ndërsa mund të aplikojnë kompanitë që
punësojnë të paktën dy persona, përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të
dëshmuara për furnizimin e makinave të reja, por jo më shumë se 350.000 denarë për
kërkues.

Marketing

Mund të aplikojnë ndërmarrjet private, aktive me kapital shumicë vendor (mbi 50%), të
mos jetë nisur asnjë procedurë e falimentimit për to, të bëjnë pjesë në kategorinë e
ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të jenë nga industria përpunuese, të mos
kenë punuar me humbje në vitin 2023 dhe të mos kenë borxh ndaj shtetit. Në mesin e
kushteve janë edhe të ketë të paktën dy të punësuar në kohë të pacaktuar dhe të mos
kanë qenë të subvencionuar sipas thirrjeve publike nga Ministria e Ekonomisë në tre
vitet e fundit.
Për Thirrjen Publike për subvencionimin e zejtarëve, parashikohen 6.500.000 denarë,
ndërsa do të subvencionohen zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare përmes
bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000
denarë për kërkues, të bëra për furnizimin e makinave dhe/ose veglave të reja dhe
dizajn të produktit të ri.
Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët e regjistruar aktivë dhe
ushtruesit e veprimtarisë zejtare, të mos jetë hapur procedurë e falimentimit për ta, të
mos kenë borxhe ndaj shtetit dhe të punësuarve, të kenë punuar të paktën një vit para
shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare sipas thirrjeve
publike të Ministrisë së Ekonomisë në tre vitet e fundit.
Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro,
të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemit HALLALL, janë parashikuar gjithsej
2.000.000 denarë, ndërsa do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara,
por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.
Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë të gjitha kompanitë që bëjnë pjesë në
kategorinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, nga industria përpunuese, të
mos jenë në falimentim, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes
publike, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2023, të mos kenë borxh ndaj shtetit
dhe të punësuarve dhe të mos kenë marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë.
Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro,
të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO,
janë parashikuar 2.000.000 denarë, ndërsa do të bashkëfinancohen 40% e
shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për
secilin aplikant.
Në këtë thirrje publike do të mund të aplikojnë ndërmarrjet aktive mikro, të vogla dhe të
mesme nga industria përpunuese që nuk kanë procedurë falimentimi, që kanë punuar
të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike, që nuk kanë punuar me humbje në
vitin 2023, që nuk kanë asnjë borxh ndaj shtetit dhe të punësuarve dhe që nuk kanë
marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë.
Për thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e
sipërmarrjes dhe zejtarisë, si dhe aktivitetet programore të rrjeteve të engjëjve të
biznesit, parashikohen 8.000.000 denarë.
Për këtë masë, parashikohet bashkëfinancimi i projekteve të fondacioneve dhe
shoqatave që kanë të bëjnë me mbështetjen jofinanciare për zhvillimin e sipërrmarësisë
dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes bashkëfinancimit
të 70% të shpenzimeve për realizimin e projektit, por jo më shumë se 350.000 denarë
për aplikant.
Fushat e bashkëfinancimit: ekonomia e gjelbër; tregtia elektronike; qasja në financa dhe
format alternative të financimit; ndërkombëtarizimi; ekonomia cirkulare;- digjitalizimi i

proceseve; inteligjenca artificiale; aktivitetet promovuese të konceptit të engjëjve të
biznesit dhe krijimi i një kulture të sipërrmarësisë sociale.
Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë fondacionet dhe shoqatat aktive, që janë
formuar për qëllime që lidhen me zhvillimin, mbështetjen dhe promovimin e
sipërrmarësisë dhe konkurrentësisë së NVM-ve të regjistruara sipas Ligjit për shoqatat
dhe fondacionet.
Në shtojcë janë lidhjet nga thirrjet e publikuara publike:
1.Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme
2. Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve
3. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit
HALLALL të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)
4. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e
sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
(NVM)
5. Thirrje publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e
sipërrmarësisë dhe zejtarisë, si dhe aktivitete programore të rrjeteve të engjëjve të
biznesit.

Marketing
Exit mobile version