Durmishi: Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit për mbrojtjen e konsumatorëve

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me përkushtimin e saj për mbrojtjen e
të drejtave të konsumatorëve, shpalli sot thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare
për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve në kuadër
të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve për vitin 2024. Mjetet financiare nga ky
Program janë të dedikuara për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e
konsumatorëve.
Përmes kësaj mbështetjeje financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete
financiare për realizimin e programit (projektit) për mbrojtjen e konsumatorëve në vlerë
prej 300.000,00 denarë deri në 500.000,00 denarë në përputhje me propozim
programet (projektet) e dorëzuara për mbrojtjen e konsumatorëve deri në shterimin e
mjeteve financiare të parashikuara për këtë thirrje, të organizatave joqeveritare për
mbrojtjen e konsumatorëve për sigurimin e informacioneve dhe ndihmës për
konsumatorët.
Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar
cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve dhe për të forcuar mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.
Inkurajojmë të gjitha shoqatat e konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të
aplikojnë për mbështetje financiare që do t'u mundësojë atyre të realizojnë projekte të
rëndësishme për të mirën e konsumatorëve. Kjo thirrje është dëshmi e përkushtimit
tonë për transparencë, drejtësi dhe gjithëpërfshirje në krijimin e politikave që
përmirësojnë kushtet e jetesës së të gjithë qytetarëve.
Më shumë informacione për kushtet e aplikimit, shumën e mjeteve financiare dhe afatin
për dorëzimin e kërkesave mund të gjeni në ueb-faqen tonë www.economy.gov.mk.

Marketing

Ju bëjmë thirrje të kontribuoni bashkërisht në forcimin e të drejtave të konsumatorëve
në vendin tonë. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është jo më vonë se ora
16:00 më 20.09. të vitit 2024.

Marketing