Durmishi: Paga minimale do të rritet për 2.000 denarë

Ministri i Ekonomisë, Durmishi, bën të ditur se janë planifikuar mjete për rritjen e pagës minimale për rreth 2.000 denarë. Kështu, shuma maksimale e pagës minimale do të ishte rreth 24.500 denarë. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, thotë se dëshirat e tij janë edhe më të larta, por gjithçka varet nga negociatat dhe mundësitë.

Marketing

“Dua që paga minimale të jetë 600 euro. Realisht, kërkesa është 450, dua të jetë 600 euro. Por, le të shohim të gjithë aktorët, për të hapur temën në ditët e para të dhjetorit. Do të dëgjojmë nga të gjitha palët e interesuara, do të shohim edhe mundësitë e Qeverisë, nëse planifikohen kaq shumë fonde dhe a ka mundësi. Ne do të shohim edhe kërkesat e punëdhënësve, sepse edhe ata janë palë të interesuara të kësaj kërkese dhe më në fund do të marrim një vendim të përbashkët.”, – deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Marketing