Ballina Aktuale Durrës, shpëtohet personi që kishte “humbur” në det

Durrës, shpëtohet personi që kishte “humbur” në det

Një person humbi orientimin në det, pasi kishte dalë me pedalone prej mbrëmjes së të martës nga zona e plazhit në Durrës, e për pasojë ishte larguar 3 milje nga bregu.

Marketing

Një raportim nga një anije vuri në lëvizje Kapitenerinë e Portit të Durrësit dhe Policinë Kufitare, që dërguan forca për shpëtimin e personit.

Lulzim Hajdaraj, 60 vjeç, u gjend në gjendje shoku dhe pavetëdijeje si pasojë e lodhjes. Ai u nxor nga deti në gjendje të mirë, ndërkohë që ndodhet në zyrën e Policisë Kufitare për sqarimin e rrethanave.

Marketing
Exit mobile version