Së shpejti lansohet filmi “I am Zlatan”.
Është publikuar filmi për jetën e Zlatan Ibrahimovic, i cili titullohet “I am Zlatan”, shkruan lajmi.net.
Sipas “Sport Bible”, filmi flet për yllin suedez të futbollit, i cili ka qenë duke u punuar tash e një kohë, që kur producenti skandinav zbuloi për herë të parë disa detaje më 2018.
Të hënën, fansat morën një vështrim të filmit, ndërsa Ibrahimovic ndau trajlerin në rrjetet e tij sociale.
Filmi është një përshtatje e autobiografisë së sulmuesi të shkruar më 2014 me titull “I, Ibra”, të cilën e shkroi së bashku me David Lagercrantz.
Lagercrantz u bashkua me Jakob Beckman për skenarin në këtë projekt, me Jens Sjogren në regji të filmit.
Xhirimet u zhvilluan në Suedi dhe Amsterdam, dy vende absolutisht integrale për udhëtimin e tij drejt majave.
Siç shihet në trajler, filmi do të tregojë historinë e fëmijërisë së Ibrahimoviç në Malmo, një ‘periferi e ashpër dhe e pa privilegjuar’ në të cilën prindërit e tij emigrantë u zhvendosën më 1977.
Do të tregojë se si edukimi i tij i vështirë, i cili përfshinte babanë e tij musliman boshnjak dhe nënën kroate katolike të divorcoheshin kur ai ishte vetëm dy vjeç, e formoi atë në një fenomen në fushë.
Dy aktorë shqiptarë, Dominic Andersson Bajraktari dhe Granit Rushiti, luajtën në rolin e 39-vjeçarit, në faza të ndryshme të jetës së tij, nga i riu djallëzor te adoleshenti i talentuar.
I AM ZLATAN. THE MOVIE pic.twitter.com/AqqhhBjSkA
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) June 28, 2021