Ballina Lajme Maqedoni Dy çiklistët nga Tetova megjithatë marrin vizën për në Haxh

Dy çiklistët nga Tetova megjithatë marrin vizën për në Haxh

Ishin nisur me biçikletë nga Tetova për të kryer Haxhin në Meken e shenjtë, megjithatë stacioni i tyre i fundit ishte Jordani, ngase u refuzuan nga shteti i Arabisë Saudite dhe nuk morën viza.

Marketing

Megjithatë, Amir Asllani dhe Senad Idrizi duket se do ta realizojnë ëndrrën e tyre për të vizituar Meken, edhe pse ndoshta jo me biçikletë por me aeroplan.

Ata në faqen e tyre kanë njoftuar se dy vizat e fundit që janë dhënë për Haxhin e sivjetmë ju takon pikërisht atyre.

“2 vizat e fundit që janë dhënë për këtë vit Elhamdulilah…Një plak ne Jordan na tha: Vizen nuk e jep askush përveç Allahut! Falenderojme gjithë ata qe u ben sebep…”, shkruajnë në faqen e tyre.

Ata thanë se sonte me aeroplan do të nisen për në Meke për të kryer Haxhin.

Marketing
Exit mobile version