Ballina Aktuale Dy deputetë në izolim për shkak të virusit, të enjten në Kuvend...

Dy deputetë në izolim për shkak të virusit, të enjten në Kuvend nën masa të veçanta

Koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski dhe deputetja Angelinka Petkova janë në izolim, por pritet që të enjten të vijnë në Kuvend, pas nismës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Marketing

Siç tha Micevski, ai dhe Petkova do të jenë pjesëmarrës në seancë në përputhje me protokollin që u miratua nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe u zbatua në prill të këtij viti nga Kuvendi.

Deputetët Bisera Kostadinova Stojçevska nga LSDM dhe Mirosllav Bogdanovski nga RDM në prill erdhën në Kuvend me skafandër për të votuar paketën e pestë të masave ekonomike për menaxhim me pandeminë e Covid-19.

Exit mobile version