“Dy herë kom tentu ta vras veten” – Ish Ushtari i UÇK-së rrëfen se si i plagosur deshi të ikte nga duart e serbëve

Një rrëfim të jashtëzakonshëm për plagosjen e tij në në luftë e ka dhënë Mehmet Fazliu, ish-ushtar i UÇK-së nga Zona e Drenicës.

Marketing

Fazliu në rrëfimin e tij për lajmi.net në kuadër të ciklit “Plaga për Lirinë”, ka treguar momentet dramatike të plagosjes së tij gjersa po kalonin kufirin nga Shqipëria për t’u futur në Kosovë me armatim.

“Na ishum në Tropojë për municion dhe më 17 korrik u nisëm na për Kosovë. U armatosëm një numër shumë i madh, diku rreth 1 mijë e 300 veta kemi qenë. Në ora 06:00 të mbrëmjes kemi pritë derisa ka ra terri për të kalu kufirin shqiptaro-shqiptar me u fut në Kosovë me atë armatim”, rrëfen Fazliu.

Ai tutje rrëfen edhe formën se si kolona e ushtarëve ra në pritë.

“I kishim edhe 300 kuaj municion me veti. Diku rreth orës 02:40 minuta kemi ra në pritë, vëzhguesit kanë ra në mina. Aty jemi zbulu se është duke kalu një kolonë. Na u sulmum na ramë në një përrua me ujë, jo shumë i thellë me do gurë shkëmbi”, rrëfen tutje ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=5076735785742766

Marketing