Dy ish-funksionarë nën hetim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke vepruar rreth kallëzimit penal, solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër dy personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer nga një vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” të parashikuar me Kodin penal.

Marketing

Siç kumtoi Prokuroria themelore gjatë vitit 2016 i dyshuari i parë si funksionar që udhëheq me organ të administratës shtetërore për nevojat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ka miratuar formular – propozim-kërkesë për lidhje të marrëveshjes autoriale për përpunim të mendimit juridik për punë nga fusha e lëndëve të para energjetike.

Sipas marrëveshjes së lidhur autori është detyruar që në periudhë prej një muaji të përpunojë vepër autoriale – punim intelektual dhe raport për punën e përgjithshme dhe ta dorëzojë deri te porositësi – Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Të dyshuarit, siç është theksuar në kumtesën e Prokurorisë publike, edhe pse e kanë ditur dhe kanë qenë koshientë se afati konform marrëveshjes nuk është respektuar, e kanë keqpërdorur pozicionin e tyre zyrtar me qëllim që autorit t’i mundësojnë dobi pronësore joligjore.

Për këtë qëllim, i dyshuari i dytë në cilësinë e personit zyrtar -zëvendësministër ka nënshkruar deklaratë të rreme se vepra e kontraktuar ka përfunduar konform kushteve të kërkuara, ndërsa i dyshuari i parë me nënshkrim të tyrin e ka miratuar pagesën e 1.352.400 denarëve, me çka kanë shkaktuar dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Marketing