Dy klube angleze në garë për të siguruar shërbimet e Sarrit

16:47 | 4 Maj 2021

Marketing

Maurizio Sarri ishte i lidhur me një kalim të mundshëm në klubin e Romës, mirëpo këta të fundit tanimë veçse kanë zyrtarizuar se Jose Mourinho do të jetë trajner i ri.

With José Mourinho appointed Roma coach, Maurizio Sarri could return to the Premier League as Arsenal and Tottenham are in talks with the Tuscan tactician, Football Italia can exclusively reveal.

Tottenham raportohet të ketë filluar negociatat me ish-trajnerin e Juventusit dhe Chelsea, tranmseton lajmi.net.

Football Italia konfirmon një gjë të tillë, duke thënë se edhe Arsenali edhe Chelsea kërkojnë që të sigurojnë shërbimet e Sarrit.

Sarri është i hapur për një rikthim në Premierligë, pasi u shkarkuar nga Chelsea në sezonin 2017-18.

Megjithatë, ekziston një problem pasi Sarri ka një kontratë valide me klubin e Juventusit deri në vitin 2022.

Gjigantët e Serie A mund të anulojnë këtë marrëveshje, përmes së cilës Sarri merr 6 milionë euro në vit, por nuk e kanë bërë akoma një gjë të tillë.

Kjo do të thotë se, nëse trajneri vendosë që të bashkohet me ndonjë klub tjetër, ai fillimisht duhet të lirojë vetën e tij nga detyra me Zonjën e Vjetër, ose kjo e fundit mund të kërkojë kompensime për ta lënë trajnerin të largohet./Lajmi.net/

Marketing