Ballina Aktuale Dy supersfida dhe ndeshje të lehta për Inter dhe Juventus, Ronaldo sfidon...

Dy supersfida dhe ndeshje të lehta për Inter dhe Juventus, Ronaldo sfidon Messin

Po hidhet aktualisht shorti i Champions League për fazën e 1/16. Në Nyon të Zvicrës goglat do të zbulojnë skuadrat që do të përballen në këtë raund, ndërsa priten përballje spektakolare.

Marketing

Man City, Liverpool, Ajax, Real Madrid, Bayern Munchen, Man United, Lille dhe Juventus janë ekipet që janë kualifikuar në vendet e para, ndërsa PSG, Atletiko Madrid, Sporting, Inter, Benfica, Villareal, Salzburg dhe Chelsea janë skuadrat që janë kualifikuar si vendet e dyta.

Në këtë fazë, ekipet që janë nga një i njëjti kampionat nuk do të përballen mes tyre si dhe skuadrat që kanë qenë në të njëjtin grup. Ndeshjet e para të fazës së 1/16 do të luhen më datë 15, 16, 22, 23 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit në datat 8, 9, 15, 16 mars.

Përballjet e fazës së 1/16:

Benfica-Real Madrid

Villareal-Man City

Atletiko Madrid-Bayern Munchen

Salzburg-Liverpool

Inter-Ajax

Sporting-Juventus

Chelsea-Lille

PSG-Man United

Marketing
Exit mobile version