Dy të burgosur i vënë zjarrin burgut të Idrizovës

Dy të burgosur sot në mëngjes në burgun e Idrizovës kanë shkaktuar zjarr që menjëherë është shuar nga sigurimi i burgut.

Marketing

Drejtori i burgut, Bobi Mojsovski, tha se menjëherë pas njoftimit nga policia janë lajmëruar zjarrfikësit, por nuk ka pasur nevoje për ndërhyrje sepse zjarri veçmë ishte lokalizuar nga sigurimi i burgut.

“Të paraburgosurit u morën në pyetje nga menaxhmenti i burgut dhe nga Ministria e Brendshme dhe për momentin janë vendosur nën izolim në qeli të veçantë”, tha Mojsovski.

Sipas tij, nuk është shkaktuar dëm material.

Marketing