Dy të infektuar me Kovid-19 në Klinikën e fëmijëve, do të testohet tërë reparti onkologjik

Një laborant dhe një motër medicinale kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe për këtë shkak do të testohen pacientët dhe personeli mjekësor i repartit onkologjik të Klinikës së fëmijëve, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

“Në Klinikën e fëmijëve në Shkup, përveç laborantit të infektuar, pozitive me virusin është edhe një motër medicinale, kurse ekzistojnë indikacione se Kovid-19 është sjellë nga jashtë. Në këtë drejtim, ne flasim për të realizuar një skrining i Repartit të onkologjisë dhe kjo nënkupton se do t’i bëhet testi të gjithë pacientëve dhe personelit mjekësor”, tha Filipçe.

Marketing