Dy të mbytur në pak minutash në plazhet shqiptare

Dy persona të mbytur janë raportuar brenda pak minutash në plazhet shqiptare.

Marketing

Policia ka informuar se në plazhin e Kavajës është mbytur shtetasi V.N., 66 vjeç, i cili ishte futur në ujë duke notuar.

“Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia

Kujtojmë se uniformat blu të Vlorës informuan e sot rreth orës 17:33 pësoi infarkt dhe u mbyt në plazhin e Borshit një 66-vjeçar me inicialet S.M./

Marketing