Ballina Aktuale Dy të vdekur dhe 17 emigrantë të lënduar në aksidentin afër Radovishit

Dy të vdekur dhe 17 emigrantë të lënduar në aksidentin afër Radovishit

Dy të vdekur dhe 17 emigrantë të lënduar është bilanci nga aksidenti i trafikut që ndodhi pasdite rreth orës 16:40 në rrugën magjistrale Radovish – Shtip në afërsi të minierës Buçim.

Marketing

Nga SPB Strumicë konfirmuan se aksidenti ka ndodhur kur një automjet transportues i markës “iveko” në të cilin janë transportuar emigrantë nga Bangladeshi dhe Sri-Lanka ka goditur në gardhin e urës. Shoferi ka ikur nga vendi i aksidentit.

Njëmbëdhjetë nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin klinik në Shtip, ndërsa gjashtë në Spitalin e përgjithshëm në Radovish.

Sipas policisë, ka indikacione se numri i emigrantëve në automjetin transportues ka qenë më i madh, por që ata kanë ikur pas aksidentit.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftoi se aksidenti është normalizuar për automjete të udhëtarëve, por jo edhe për automjete të rënda transportuese dhe autobusë.

Marketing
Exit mobile version