Dy të zhdukur në Durrës dhe Shëngjin, policia nis kërkimet

Një 31-vjeçar dyshohet se është mbytur në det pasditen e sotme. Ai ka qenë me dy persona të tjerë në plazhin e Durrësit.

Marketing

Tre të rinj kanë qenë duke u larë, konkretish në plazhin e Currilave në Durrës, kur njëri prej tyre ka hyrë në det dhe nuk ka mundur të dalë dot. Dy shokët e tij kanë dhënë alarmin për gjetjen e tij dhe megjithë kërkimet në det të bëra nga një mjet i policisë kufitare shtetasi D.M. me origjinë nga Skrapari nuk është gjetur ende.

Një tjetër i ri nga Kruja u raportua pasdite se ka humbur në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ka qenë familjarët e E.M., 18 vjeç, që kanë lajmëruar të shqetësuar policinë, pasi e kanë parë djalin të hyjë në det, por nuk e kanë parë të dalë më prej aty.
Polumbarët kanë nisur menjëherë kërkimet.

Marketing