Ballina Lajme Botë Dy tërmete godasin brigjet jugperëndimore të Turqisë

Dy tërmete godasin brigjet jugperëndimore të Turqisë

Sot në mëngjes dy tërmete goditën brigjet jugperëndimore të Turqisë, bëri të ditur agjencia e fatkeqësive në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti i parë, me fuqi prej 4,3 ballë, u regjistrua në brigjet e qytetit Datça në provincën Muğla në orën 02:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Tërmeti ishte në thellësi prej 24,21 kilometrash, thuhet më tej.

Tërmeti i dytë, që ishte 4,1 ballë sipas shkallës së Rihterit, u regjistrua në Detin Egje në orën 02:56 sipas kohës lokale.

Sipas AFAD-it, tërmeti ishte në një thellësi prej 3,19 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte rreth 45,62 kilometra larg qytetit Datça.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima të mundshme.​​​​​​​

Exit mobile version