Dy turistë gjermanë bien në një greminë mes Thethit dhe Valbonës, dëmtohen rëndë

Policia e Shkodrës ka informuar se rreth mesditës së sotme, në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, kanë mbetur të dëmtuar rëndë dy turistë gjermanë të cilët kanë qenë duke eksploruar zonën.

Marketing

Sipas informacioneve paraprake policia është nisur për t’i shkuar në ndihmë turistëve dhe gjithashtu është kërkuar edhe që edhe një ekip mjekësor të niset për në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”,-njofton policia.