Dy vëllezër nën hetim për tregti me drogë

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot mori vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy vëllezër, të dyshuar se kanë kryer vepër penale të shitjes së drogës.

Marketing

“Më 26 gusht, në shtëpinë ku kanë banuar së bashku, te një i dyshuar i moshës 52 vjeçare, janë gjetur 62 paketime drogë narkotike heroinë prej 89.02 gram. Te i dyshuari i dytë, 52 vjet, janë gjetur 12 paketime marihuanë prej 18.47 gram dhe një peshore digjitale me mbetje të drogës narkotike”, njoftojnë nga prokuroria.

Duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, prokurori publik propozoi gjykatësit në procedurë paraprake masën e paraburgimit për të dyshuarin e parë dhe për të dyshuarit të dytë t’i caktohet paraburgimi shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore.

Marketing