Ballina Lajme Maqedoni Dy vendkalime të reja kufitare me Greqinë

Dy vendkalime të reja kufitare me Greqinë

Deputetët miratuan ligjet për ratifikim të marrëveshjeve mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për hapjen e dy vendkalimeve kufitare, njëri vendkalim është në rajonin e Liqenit të Ohrit dhe tjetri në Majden në shtetin tonë dhe Promahoi në Greqi.

Marketing

Këto dy ligje për ratifikim vinë si rezultat i nismës së përbashkët të deputetëve nga të gjitha grupet kuvendare. Siç theksuan ata, vendkalimet kufitare do të jenë të rëndësishme për këmbimin tregtar dhe ekonomik mes dy vendeve, i rëndësishëm për turizmin dhe për qytetarët që jetojnë në afërsi të vendkalimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja për vendkalimin kufitar Majden – Promahoi është arritur më 2 prill të vitit 2019 në Shkup, dhe vjen si rezultat i Marrëveshjes së Prespës.

Aty parashihet që dy shtet në territorin e vet të ndërtojnë, rikonstruktojnë dhe mbindërtojnë infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e vendkalimit kufitar.

Marketing
Exit mobile version