Dy viktima dhe 111 raste të reja me Covid-19, shërohen 6 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 854 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 111 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 63 raste të reja, Kumanovë 11, Shtipi 12, Tetovë 8, Veles 3, Ohër 1, Gostivar 3, Kriva Pallankë 1, Koçani 9.

Marketing

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë me koronavirus. Një paciente nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Prilepi në moshën 80 vjeçe.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar brenda 24 orëve ka regjistruar 6 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve 1 rast është regjistruar në Prilep , 4 në Tetovë dhe 1 në Manastir.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 3025, prej të cilëve 1646 janë shëruar kurse 153 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 1226 raste aktive me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë janë realizuar 36.325 testime.