Dybala po transferohet te rivali i madh i Juventusi

Paulo Dybala është njëri prej futbollistëve për të cilin Juventus nuk e ka të qartë nëse do të jetë në gjendje që të rinovojë me të në një të ardhme të afërt.

Marketing

Kjo pasi argjentinasi nuk ka minutazhin që po kërkon në fushën e blertë dhe tekniku Massimiliano Allegri tashmë është duke u përgatitur që të ndahet me 27 vjeçarin.Zonja e Vjetër mund të përjetojë një tërmet për shkak se për Paulo Dybalan interesim të madh për blerjen e tij po shfaqë rivali më i madh, Interi.

Edhe pse nuk po luan rregullisht, argjentinasi përsëri kërkohet nga disa prej skuadrave më të mëdha në Europë.

Tashmë gjithçka është në duart e Dybalas i cili mund të qëndrojë në Torino ose të bëj surprizën e vërtetë duke u transferuar tek Neroazzurët.

Marketing