Dybala rrëfehet: Nuk jam gati 100 për qind

Paulo Dybala, i angazhuar në ngjarjen eSport “Gamers Without Borders”, e ka lënë prapa infektimin me Covid-19, por akoma nuk është në gjendjen më të mirë kur kanë mbetur vetëm disa ditë për t’u rikthyer në fushë.

Marketing

Juve do të jetë skuadra e parë që do të luajë pas ndalesës së gjatë të detyruar, të premten e ardhshme me Milanin në kthimin e gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

“Kam pasur koronavirus por tani ndihem shumë më mirë. Unë nuk jam 100 për qind por jam mirë. Ne jemi përsëri në stërvitje dhe futbolli po kthehet. Së shpejti do të bëjmë atë që duam më shumë”.

“Shpresoj që të mund të argëtohemi dhe argëtojmë ata që na shikojnë”, shton sulmuesi argjentinas.

”Unë mendoj se do të jetë e dobishme sepse do të kemi shumë ndeshje radhazi, dhe të gjithë do të kenë mundësinë të shikojnë një ndeshje të ndryshme çdo ditë. Do të jetë e bukur”.

Marketing