Dyqind e dy shoferë në Shkup kanë vozitur mbi shpejtësinë maksimale të lejuar

Dyqind e dy shoferë gjatë fundjavës së kaluar në Shkup kanë drejtuar automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa 45 kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Marketing

Sipas buletinit policor, gjatë fundjavës kanë ndodhur 31 aksidente trafiku, ndërsa 26 persona kanë marrë lëndime më të lehta. Në 13 aksidente ka pasur vetëm dëme material.

Nga trafiku janë përjashtuar 47 shoferë të cilët kanë vozitur para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe 11 shoferë fillestarë.Policia e trafikut përjashtoi nga komunikacioni edhe 39 automjete të paregjistruara, ndërsa shqiptoi edhe 120 gjoba për parkim jo të rregullt.

Në dritë të kuqe të semaforit kanë kaluar 16 shoferë, ndërsa shtatë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë.Njëzet e katër shoferë të mopedëve dhe motoçikletave nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse.

Marketing