Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, padi penale për katër anëtarë të KSHZ-së

Njësiti për krim të organizuar pranë MPB-së, ka dorëzuar në deri tek Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, padi penale ndaj katër anëtarëve të KSHZ-së dhe një pronari të një subjekti juridik për shkak të dyshimit të bazuar, për veprën penale, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë furnizimeve publike”.
Anëtarët e KSHZ-së, dyshohen se gjatë periudhës nga muaji shkurt deri në shtator të këtij viti, me moskryerjen e detyrave të tyre zyrtare gjatë furnizimit publik, kanë shkelur dispozitat e Ligjit për furnizime publike duke i mundësuar personit juridik të përfitojnë në mënyrë të paligjshme një vlerë prej 899.999denarë, dhe një vlerë prej 349.550 denarë. Në përputhje me nenin 146 paragrafi 1 pikat 1, 2, 3 dhe 7 të Ligjit për procedurë penale, prokurori kompetent, ka dorëzuar ndërkohë në Gjykatën Themelore Penale, propozim për përcaktimin e masave parandaluese: Ndalesë për largim nga vendbanimi ose vend-qëndrimi; detyrimi i të dyshuarve për të raportuar herë pas here tek një zyrtar i caktuar ose tek një organ shtetëror; konfiskimi i përkohshëm i pasaportës ose dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.
Marketing