Ballina Lajme Botë Dyshime se e helmuan,Rusia lejon dërgimin e Navalny për mjekim në Gjermani

Dyshime se e helmuan,Rusia lejon dërgimin e Navalny për mjekim në Gjermani

Rusia ka dhënë miratimin për dërgimin e opozitarit, Alexey Navalny, për trajtim në Gjermani. Më herët mjekët vendas u shprehën se lideri opozitar ishte shumë i sëmurë për t’u lëvizur për në Gjermani.

Marketing

Një avion mjekësor është në pritje për ta dërguar atë për trajtim në Gjermani. Berlini synon fillimisht që ta shërojë atë e më pas të hetojë nëse bëhet fjalë për një helmim të qëllimshëm.

Navalni ka qenë në gjendje kome që nga e enjtja kur u sëmur në një fluturim dhe mbështetësit pretendojnë se bë het fjalë për një helmim të qëllimshëm përmes çajit që kishte konsumuar në mëngjes.

Gruaja e Navalnit, u tha gazetarëve se beson se mjekët po kërkojnë të fshehin këtë fakt.

“Ne sigurisht besojmë se është bërë për t’u siguruar që një substancë kimike që është në trupin e Alekseit të shpërbëhet,” tha ajo. “Ne sigurisht nuk mund t’i besojmë këtij spitali”.

Zv.drejtori i spitalit, Anatoli Kaliniçenko tha që asnjë shenjë helmimi nuk ishte gjetur në teste dhe shtoi se spitali tashmë kishte një diagnozë, por ende nuk mund ta zbulonte publikisht.

Marketing
Exit mobile version