“E ardhmja evropiane më afër se kurrë” – Qeveria nis fushatën mediatike!

Nga sot, Qeveria nis me fushatën mediatike që ka për qëllim ta informojë opinionin për përfitimet konkrete nga procesi eurointegrues dhe anëtarësimit në BE për qytetarët e RMV-së.

Marketing

Sic përcjell KlanM komunikatën e Qeverisë, fushata do të mundësojë që më mirë të kuptohen reformat që lidhen me eurointegrimet dhe afrimit drejt vlerave evropiane.

Me moton “E ardhmja evropiane më afër se kurrë”, sic përcjell KlanM, Qeveria e RMV-së, përmes panel diskutimeve, video-spoteve informative, video-animacioneve, bilbordeve dhe përmbajtjes digjitake dedikuar mediave sociale, do të sigurojë informata për qytetarët që kanë të bëjnë me përparësitë e procesit eurointegrues të vendit, por edhe anëtarësimit në BE.

Fushata, sic njofton KlanM, fokusohet në pesë fusha. Nis me ekonominë, kurse më pas vjen bujqësia, ambienti jetësor dhe resurset, demokracia dhe sundimi I së drejtës dhe të rinjtë.