“E çmendura” sulmon shoferin e autobusit, ai humb kontrollin dhe bie në lumë. 13 të vdekur

Një përleshje midis një gruaje dhe shoferit të autobusit ka shkaktuar 13 viktima.

Marketing

Në pamjet filmike do të shikoni momentin kur gruaja godet shoferin teksa ai ishte duke drejtuar autobusin.

Kjo bëri që ai të humbasë kontrollin e mjetit duke u rrëzuar nga ura poshtë në lumin Yangtze.

13 kufoma janë nxjerrë nga lumi dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Videoja e aksidentit që ndodhi të dielën në jug-perëndim të Kinës është postuar në rrjete sociale nga policia.