E diela në Kosovë: Ditë zie, homazhe dhe varrimi i Fadil Vokrrit

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ceremonia e varrimit e Presidentit Fadil Vokrri do të zhvillohet nesër më 10 qershor në Prishtinë.

Marketing

“Ceremonia do të organizohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Presidenti Fadil Vokrri, si figurë qendrore e futbollit të Kosovës dhe ndërkombëtarizimit të tij, në shenjë nderimi, do të përcillet me të gjitha nderimet shtetërore”, thuhet në njoftim.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër më 10 qershor në Hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë sipas agjendës së mëposhtme:

12:00 – 13:30 Homazhe, Holli i Teatrit Kombëtar të Kosovës

14:00 – 15:00 Mbledhje komemorative,

17:00 Varrimi në varrezat e qytetit në Prishtinë

Federata e Futbollit e Kosovës ngushëllon të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë për këtë humbje të madhe të sportit

Marketing