E folura arvanitase rrezikon zhdukjen, po braktiset nga të rinjtë (VIDEO)

E folura arvanitase është në rrezik zhdukjeje dhe hapësira ku flitet shqipja e vjetër ka filluar të tkurret. Dhe në ato pjesë ku ndihej historia dhe kultura e hershme shqiptare tani ndihet kultura helene.

Marketing

“Padyshim është rrudhur së tepërmi. Ka humbur shumë dhe nga ajo që flitej para 100 vitesh”, tha historiani Pëllumb Xhufi.

Arsyet janë të shumta ndër to, është politika “jo miqësore” greke ndaj komunitetit arvanitas, deri tek mungesa e veprimit të institucioneve shqiptare.

Sa vend hynë arbëreshët në nivelin bisedave politike po themi mes që shkojnë dhe kanë takime në itali? Dyshoj që të zërë vend të rëndësishëm në mos nuk zë fare. Në Greqi nuk bëhet fjalë. Një qëndrim i distancuar dhe jo miqësor po themi i poltikës greke në shekuj ndaj shqiptarëve ka bërë që elementi shqiptar të rrudhet shumë“, u shpreh ai

Titos Jochalas është një albanologët më të njohur grekë që për 50 vite ka studiuar të folurën arvaitase. Edhe për të kjo gjuhë është rrudhur.

“Si e dini jeta e re, me ndryshimet sociale ka ndikuar shumë që të humbasin, jo vetëm arvanitishtja, por edhe gjuhë të tjera që fliteshin në shtëpi… E tani, mbetet vetëm gjuha e studimit”, tha Jochalas.

Alarmi për rrezikim e humbjes së një prej varianteve të gjuhës shqipe është ngritur që para 3 dekadash edhe nga studiues të huaj dhe se është e nevojshme së pari hapja e shkollave shqipe në këto territore.

Marketing