Një situatë e frikshme ndodhi në takimin e Premier League mes Nottingham Forest dhe Bournemouth pas vetëm 8 minutash lojë.
Mesfushori i Nottingham, Danilo u përplas në fushë me futbollistin kundërshtar, duke pësuar një dëmtim horror, që me shumë mundësi do të sjellë dhe mbylljen e parakohshme të sezonit për brazilianin.
Për rreth 7 minuta u desh ndërhyrja e stafit mjekësor, që mbuloi lojtarin me flamuj, në mënyrë që askush mos ta shihte, teksa më pas ai u largua nga fusha e lojës me barelë. https://twitter.com/i/status/1824819883479056694