Ballina Showbiz E konfirmon vetë modelja braziliane, Neymar ndahet nga Bruna Biancardi

E konfirmon vetë modelja braziliane, Neymar ndahet nga Bruna Biancardi

Ishte bukur sa zgjati. Marrëdhënia idilike mes futbollistit të PSG-së, Neymar Júnior dhe influencueses braziliane, Bruna Biancardi, ka marrë fund.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar vetë bukuroshja në rrjetet e saj sociale, e cila pas ditëve të përfolura për një “tradhti” të mundshme të sulmuesit të skuadrës franceze gjatë një feste në Rio de Zhaneiro, ka vendosur t’i japë fund lidhjes.

Modelja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram “Kemi kohë që nuk jemi bashkë”, duke mohuar tradhtinë e supozuar. Bruna ka përfituar nga ky rrjet social (në të cilin ka më shumë se një milion e gjysmë ndjekës) për të mohuar zërat e tjerë për lidhjen e saj me Neymar.

“Kam qenë gjithmonë shumë e përfshirë në punët e mia, sikurse e dini, por duke qenë se njerëzit janë të prirur të besojnë thashethemet, preferoj ta bëj të qartë këtu që nuk jam në lidhje me Neymar prej kohësh, – thotë ajo.

– Mos besoni gjithçka që shfaqet në media. Unë kam shumë dashuri për të dhe gjithë familjet tuaja. Ju lutem mos e përfshini emrin tim. Faleminderit!”

Është e vërtetë se sulmuesi i skuadrës pariziene ka pushuar së mbajturi unazën e fejesës disa kohë më parë. Më 3 korrik, në darkën me Gabriel Medina, ajo nuk e mbajti më unazën. Gjithashtu, disa media si ajo dixhitale ‘Extra Online’, konfirmojnë se modelja kishte zbuluar “tradhtinë” e lojtarit:

“Pak ditë më vonë ajo zbuloi se Neymar kishte qenë me një vajzë në atë festë dhe vendosi ta mbaronte lidhjen në atë moment. Bruna mblodhi gjërat dhe u largua sapo zbardhi dita”.

Exit mobile version