E kryer, Casemiro futbollist i ri i Manchester United, detajet e marrëveshjes

Manchester United është shumë afër marrëveshjes për ta transferuar Casemiron nga Real Madrid.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij Real Madrid ka pranuar ofertën zyrtare të Man Utd për 60 milion euro plus 10 milion euro bonuse.

Casemiro thuhet se ka marrëveshje personale me ‘Djajtë e kuq’ dhe pritet të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon.

Mesfushori brazilian tashmë u tha lamtumirë të gjithë bashkëlojtarëve të tij pasi do të fluturojë për në Angli dhe do të përfundojë testet mjekësore gjatë fundjavës.

Debutimi i Casemiros me fanellen e Manchester United do të ndodh javën e ardhëshme, pasi nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Liverpulit ditënën e hënë.

Marketing