Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pasi mposhten Moldavinë tre ditë më parë, të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte edhe ndaj Ishujve Faroe.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Torsvollur” përfundoi me rezultatin 1:3.
Shqipëria pas kësaj fitore ka rrëmbyer edhe pozitën e dytë në grup – andaj edhe festa pas ndeshjes nuk kishte sesi të mungonte.
Por, përzgjedhësi Sylvinho ndau pak kohë edhe për t’ua mbajtur një fjalim futbollistëve.