Ballina Lajme Botë E moshuara në Australi fiton 10 milionë dollarë në loto

E moshuara në Australi fiton 10 milionë dollarë në loto

Një e moshuar në Australi ka fituar 10 milionë dollarë në lotari, raporton “Daily Mail”.

Marketing

E moshuara që jeton në Logan City në jug të Brisbanet, kishte biletën e vetme fituese në xhiron e lotarisë “Oz Lotto” të martën mbrëma.

Gruaja u shokua pasi u telefonua nga lotaria dhe iu tha se ka fituar 10 milionë dollarë.

Ajo ka thënë se u ndie sikur nëna e saj e ndjerë po e shikonte nga lartë. Një nga numrat e përzgjedhur, thotë se ishte gjithmonë numër me fat i nënës së saj.

“U ndjeva sikur po më shikonte nga lartë dhe po më ofronte një ndihmë”, ka thënë e moshuara.

Gjyshja thotë se do të përdorë paratë për t’u kujdesur për familjen e saj, përfshirë fëmijët dhe nipërit.

“Gjëja e parë që do të bëjë është të sigurohem që bashkëshorti im të mos punojë më. Ai ka punuar aq gjatë dhe shumë, kështu që e meriton këtë. Më pas mund të përkujdesem që fëmijët dhe nipërit e mi të kenë jetë të mirë”, tha gruaja.

Ajo kishte blerë biletën në “Next Hyperdrome News” në Loganholme.

Marketing
Exit mobile version