“E nis me Kumanovë e përmbyll në Manastir”, Sulejmani: Një vit i mbarë për të gjithë nxënësit

"E nis me Kumanovë e përmbyll në Manastir", Sulejmani: Një vit i mbarë për të gjithë nxënësit

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani e ka nisur ditën e parë të vitit të ri shkollor me vizitë në Shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, ndërsa ditën e ka përmbyllur me vizitë në SHF “Goce Dellçev” në Manastir.

Në Kumanovë, Sulejmani së bashku me drejtorin e shkollës, Muhamet Zeqiri, pritën nxënësit e klasave të para në ditën e tyre të parë të shkollës, duke u uruar atyre dhe prindërve një fillim të mbarë të rrugëtimit drejt dijes dhe suksesit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe kushteve në të cilat këtë vit shkollor i pret nxënësit SHF “Naim Frashëri”, falë një donacioni nga donatori Arben Ademi dhe Shoqata Humanitare “Swiss Barakah”.

Sulejmani falënderoi donatorët për kontributin e tyre, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së komunitetit në përmirësimin e kushteve për nxënësit.

Ai theksoi gjithashtu se MASH-i ka marrë masat e nevojshme për një fillim të organizuar të vitit shkollor. Sipas tij, për të tretin vit radhazi është siguruar shpërndarja me kohë e librave shkollorë dhe janë krijuar parakushte për zhvillim normal të procesit mësimor.

Pas Kumanovës, zëvendësministri Sulejmani vizitoi edhe SHF “Goce Dellçev” në Manastir, ku u prit nga drejtoresha Natasha Stavrevska.

Edhe në këtë shkollë, ai uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe menaxhmentin për fillimin e vitit të ri shkollor, duke theksuar përkushtimin e Ministrisë së Arsimit për funksionim sa më të mirë të procesit edukativo-arsimor dhe furnizimin në kohë me tekste shkollore.

“Uroj që ky vit shkollor të jetë vit i dijes, përkushtimit, bashkëpunimit dhe arritjeve të reja për të gjithë nxënësit”, ishte mesazhi i zv/ministrit Sulejmani.

12026 09 01 14 54 21 632 12026 09 01 14 54 22 174 / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF