E pabesueshme: Portieri i Watford ka krijuar më shumë shanse se Lingard këtë sezon

Një statistikë e vështirë për t’u besuar po bën bujë të madhe në mediet britanike.

Marketing

Forma e dobët e Manchester United po tregohet edhe përmes statistikave të lojtarëve të kësaj skuadre, një ndër ta që është Jesse Lingard.

Lingard, me detyra ofensive, ka drejtuar më pak gjuajtje drejt portës këtë edicion, sesa Ben Foster që mbron portën e Watford.

Foster pati një goditje me kokë në ndeshjen kundër Chelsea, në minutën e fundit, duke krijuar një rrezik të madh, por që goli iu mohua nga pritja fenomenale e Kepa Arrizabalaga.

Lingard në anën tjetër akoma nuk ka arritur që të gjuaj një herë drejt kornizës së portës.

Kjo statistikë tregon edhe një herë për ‘sterilitetin’ e Manchester United në fazën ofensive në Premierligë këtë edicion.

Marketing