E pabesueshme, turistja lind beben në det, foto bëhet virale (FOTO)

Ky është momenti i pabesueshëm ku një turiste ruse lindi fëmijën e saj në ujërat e Detit të Kuq në Egjipt.

Marketing

Turistët mbetën të shokuar, ndërsa fotografuan partnerin dhe babain e gruas duke dalë nga deti me të porsalindurin në dorë, përcjell albeu.com

Momente më vonë, nëna del nga uji e qetë dhe lumtur dhe mer fëmijën e saj në krah.

Imazhet shkuan virale pasi u postuan në mediat sociale gjatë fundjavës.

Nuk është e qartë nëse gruaja kishte ndërmend të lindte fëmijën e saj në ujë apo ishte e papritur.

Fotografitë u kapën nga një turist i cili ishte aty pranë, dhe është e paqartë nëse familja e di se ata janë fotografuar.