Jadon Sancho duket se do të jetë lojtar i Dortmund.
Raportime befasuese vijnë së fundmi nga Gjermania, saktësisht nga Christian Falk i ‘SportBILD’.
Thuhet se Jadon Sancho ka rinovuar fshehurazi kontratën me Borussia Dortmund.
Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc.
Jadon Sancho ka kontratë të re deri në vitin 2023. Asgjë nuk është zyrtarizuar në faqen e Dortmund.