Besfort Idrizi është dekani i parë shqiptar i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup. Ai është specifik edhe si artist, e veçanërisht në ushtrimin e detyrës së dekanit.
Në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë Ballkanin janë në modë tenderat për çdo imtësirë, por Besforti edhe këtu dallon nga të tjerët.
Në vend se të shpallë tender për renovimin e sezonal të Fakultetit, Besforti i është rrekur vetë kësaj pune.
Me shembullin e dhënë ka motivuar edhe kolegët tjerë, e rezultati është kursimi i mjeteve aq të nevojshme për një institutcion arsimor, sepse dihet se me çdo tender të shpallur më shumë para harxhohen për të mbushur xhepat se për të kryer punë.
I lumtë me të vërtetë dekanit të FAD në Shkup, u shtofshin kuadrot si Besforti në të gjitha institucionet!/Lideri