Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo, ka qenë e pranishme në çdo ndeshje të Kupës së Botës në Katar, duke mbështetur bashkëshortin e saj Lionel Messi.
Madje edhe mbrëmjen e sotme do të jetë aty duke brohoritur për Messin, pasi Argjentina do të përballet me Kroacinë.
Futbollisti i famshëm shpreson që më në fund të ngrejë trofeun e vetëm që mungon në koleksionin e tij të shquar në atë që mund të jetë finalja e tij në Kupën e Botës.
Ndërkohë Roccuzzo e ka brohoritur që nga fillimi dhe është fotografuar në tribuna në ndeshjet së bashku me djemtë e tyre Thiago, Mateo dhe Ciro.
Ajo dhe Messi u takuan që fëmijë në qytetin e tyre të lindjes, Rosario në Argjentinë.