E reja ka 11 fëmijë me 56-vjeçarin, çifti nuk di të ndalet: Duam të paktën 100!

Familja është diçka e shenjtë dhe është një bekim për të gjithë. Pas një lidhje të gjatë, vjen momenti edhe i hapit të madh, martesa dhe krijimi i familjes së madhe me pasardhës. Zakonisht çiftet kërkojnë jo më shumë se 3 fëmijë, teksa një çift ku bashkëshorti është me origjinë nga Rusia, kanë sjellë në jetë 11 fëmijë ndërsa plani i tyre është që të bëjnë të paktën 100 fëmijë. Nëna e fëmijëve e quajtur Christina Ozturk kur ishte vetëm 19-vjeçe shkoi për pushime në Gjeorgji, por këto pushime bën që ajo të njihte personin që do të ndante jetën me të. Një ditë të bukur, Christina viziton një nga restorantet në Batumi, ndërsa aty njeh një djalë të pashëm, me të cilin sot ndan 11 fëmijë dhe ka ëndërr të lind deri në 100 bebe.

Marketing

Christina Ozturk:

Atë ditë kisha vajtur për pushime dhe shkova për të ngrënë një drekë në një nga restorantet në Batumi, kur shoh një burrë të pashëm i cili ulet në tavolinën time. Filluam të bisedojmë për gjithçka, sikur të njiheshim që të vegjël. Kur papritmas dëgjova nga buzët e tij: “A do të bëhesh gruaja ime?” Ashtu erdhi edhe përgjigjja ime e papritur, ndërsa pasi thash ë po, ai nisi të bënte plane se sa fëmijë do të kishim.

Christina Ozturk është e martuar me bashkëshortin biznesmen, Galip Ozturk, 56 vjeç. Aq shumë e duan jetën e tyre familjare, saqë janë të gatshëm që të paguajnë 80 mijë paund për të pasur 100 fëmijë nga nëna zëvendësuese.

Christina Ozturk:

Për momentin kam 11 fëmijë, më e vogla Olivia erdhi në jetë në fund të muajit të kaluar. Fëmija më i madh është vajzë dhe quhet Vikan dhe ka lindur 6 vite më parë.

23-vjeçarja ka shtuar se nuk e di se sa fëmijë do të ketë, por është e sigurt se nuk do të ndalet vetëm me këto 11 fëmijët që ka aktualisht. Familja jeton në qytetin bregdetar të Batumit në Gjeorgji, vend ku është e ligjshme të përdoren nënat zëvendësuese në shtatzëni, ku secila prej të cilave kushton rreth 8,000 euro.

Burimi: zen.yandex.ru/Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA