E rëndë, 61 vjeçari vret bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten në pemë

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Fierin mesditën e sotme. Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, Xhevair Hoxha, 61 vjeç, raportohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Marketing

Pasi ka kryer krimin e rëndë në shtëpi 61 vjeçari ka varur veten në një pemë pas banese. “Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje.