E rëndë, klienti vret grabitësin në një restorant në SHBA (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një klient ka qëlluar për vdekje një person që po grabiste klientët në një restorant. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, pas ekzekutimit të grabitësit, klienti u ka kthyer lekët e vjedhura klientëve të tjerë dhe është zhdukur.

Marketing

Ngjarja ndodhi në një restorant meksikan në Houston dhe dëshmitarët thanë se një burrë me maskë hyri në restorant dhe u drejtoi një armë klientëve, duke kërkuar paratë e tyre. Teksa rrëmbeu paratë nga tavolina në tavolinë, një nga klientët nxori armën e tij dhe qëlloi disa herë grabitësin, duke e vrarë, sipas pamjeve të sigurisë.

Marketing